Iniciativë për kushte më të mira për jetesë dhe përmirësimin e ambientit jetësor në komunitetin rom në Koçanë

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të vitit 2021 lidhur me „Përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom në komunën e Koçanit përmes përmirësimit të grumbullimit të mbeturinave dhe krijimit të sipërfaqeve të gjelbra rekreative për të rinjtë dhe të moshuarit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin për mendimin e qytetarëve; formimin e grupit të punës nga qytetarët, qëllimi i të cilëve do të jetë ndjekja e aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale lidhur me premtimin zgjedhor; marrëveshjen trepalëshe (organizatë qytetare, kryetar komune dhe ndërmarrje publike për higjienë komunale), duke përfshirë edhe planin e veprimit për implementim; aksionet guerile dhe konferenca për shtyp.

Temë e monitorimit lokal është mirëmbajtja e pastërtisë publike në komunitetin rom në komunën e Koçanit.

Zbatues
Qendër për zhvillimin e komunitetit SVETLLA IDNINA Koçanë
Vendndodhja
Kočani
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Ende nuk është marrë vendimi për fillimin me realizimin Ueb faqja e komunës së Koçanit kocani.gov.mk
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Programin për pastërtinë publike dhe pastrimin e deponive jolegale e zbaton ndërmarrja komunale dhe nuk janë të nevojshme furnizimet publike të komunës NPK Vodovod
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Komuna jo, por Svetlla idnina mbajti disa takime, siç janë takimet me grupin e formuar të krizës, takimet individuale me qytetaret e komunitetit rom, tribunën publike në të cilën u prezantuan rezultatet e anketimit dhe takimet me përfaqësuesit komunalë. https://www.facebook.com/Kocani232/posts/pfbid02mokFuFCaUZn5Ev5ivqcx4WrB4XX728P93ZsTQdorQcL2M49sUJ5xTdnX9KsmFvSDl https://www.facebook.com/Kocani232/posts/pfbid033pMqtXiEQFdM7jNh5i6kxYKyt7NuFRNxPsSyUyRhiMViZR8pJGYE3sSMsMWschwDl
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Ende nuk është përgatitur plani i realizimit, presim që të fillohet me planin aksional muajt e ardhshëm. Sekretari i komunës së Koçanit Inspektori komunal
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Po, në kuadër të programit për higjienë komunale dhe pastërti publike dhe aktiviteteve të NPK-së Vodovod së paku një herë në vit pastrohen deponitë në mëhallën rome. Inspektori për veprimtari komunale
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Në muajin janar kishte sërish pastrime të deponive jolegale në mëhallën rome dhe përreth saj. Inspektori për veprimtari komunale Përfaqësuesi i NPK-së Vodovod
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në muajin janar Inspektorët për veprimtari komunale ishin në terren me ç'gjë kryen më shumë kontrollime. Në kuadër të programit për ambientin jetësor për 2023 është vënë rregullimi i lokaliteteve ku tani ka deponi jolegale, por mungojnë mjetet për realizim Sekretari i komunës së Koçanit
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Edhe pse programet janë votuar dhe miratuar komuna ende nuk i ka mjetet e nevojshme që të fillojë me realizimin e projektit. Sekretari i komunës së Koçanit.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Mungojnë mjetet në buxhetin e komunës së Koçanit. Sekretari i komunës së Koçanit.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Gjendja e ambientit jetësor në komunitetin rom ka gjithmonë prioritet të madh. Referent për marrëdhënie me bashkësitë etnike në komunën e Koçanit.
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndalur. Sekretari i komunës së Koçanit.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka ngecje Sekretari i komunës së Koçanit.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Informacionet për statusin e projektit janë në dispozicion në faqen e fejsbukut të organizatës Svetlla idnina që e monitoron çështjen në fjalë. https://www.facebook.com/Kocani232?mibextid=ZbWKwL
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik N/A Informacionet për statusin e projektit mund të merren përmes Kërkesës për qasje në informacionet me karakter publik, por nuk ka informacion se a janë parashtruar konkretisht për këtë çështje.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna është e hapur për të shkëmbyer informacione për projektin me të gjitha palët e prekura Sekretari i komunës së Koçanit.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Ekipi projektues i Svetlla idninës i cili punon në këtë projekt ditë për ditë është joformalisht në komunikim me komunën. Ekipi projektues i Svetlla idninës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Përmes tribunave publike dhe bashkëpunimit me organizatat joqeveritare rome Sekretari i komunës së Koçanit.
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Janë parashtruar më shumë inicitiva për përmirësimin e ambientit jetësor në komunitetin rom QZHK Svetlla idnina
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Pastrimi i deponive dhe aksionet për mbjelljen e drunjëve me qëllim që të parandalohet hedhja e mbeturinave. Qytetarët
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume N/A Nuk ka informacion
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ueb faqja e komunës së Koçanit kocani.gov.mk
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Nga ana e komunës shpesh organizohen ditët e hapura për qytetarët, ku marrin pjesë edhe qytetarët e komunitetit rom dhe japin kontributin e tyre për çështjen e monitorimit. Ueb faqja e komunës së Koçanit kocani.gov.mk
      4.4 Iniciativat qytetare Po QZHK Svetlla idnina ka parashtruar më shumë iniciativa lidhur me çështjen e monitorimit të cilat janë pranuar dhe zbatuar. Ueb faqja e komunës së Koçanit kocani.gov.mk