Iniciativë për kushte më të mira për jetesë dhe përmirësimin e ambientit jetësor në komunitetin rom në Koçanë

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të vitit 2021 lidhur me „Përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom në komunën e Koçanit përmes përmirësimit të grumbullimit të mbeturinave dhe krijimit të sipërfaqeve të gjelbra rekreative për të rinjtë dhe të moshuarit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin për mendimin e qytetarëve; formimin e grupit të punës nga qytetarët, qëllimi i të cilëve do të jetë ndjekja e aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale lidhur me premtimin zgjedhor; marrëveshjen trepalëshe (organizatë qytetare, kryetar komune dhe ndërmarrje publike për higjienë komunale), duke përfshirë edhe planin e veprimit për implementim; aksionet guerile dhe konferenca për shtyp.

Temë e monitorimit lokal është mirëmbajtja e pastërtisë publike në komunitetin rom në komunën e Koçanit.

Zbatues
Qendër për zhvillimin e komunitetit SVETLLA IDNINA Koçanë
Vendndodhja
Kočani
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Me miratimin e programeve zhvillimore në fushën e kompetencave nga këshilli komunal të komunës së Koçanit, supozohet se është marrë vendimi për zbatimin e programit. Inspektor për ndërmarrje komunale në komunën e Koçanit
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Programi për mjedisin jetësor dhe pastërtinë publike është kompetencë e komunës dhe NP ujësjellësit, për këtë arsye nuk ka nevojë për prokurime publike dhe tenderë. Sekretar i Komunës së Koçanit
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Janë mbajtur disa takime informative me komunën nga Svetla Idnina, organizata të tjera rome dhe qytetarë, në të cilën janë diskutuar zgjidhjet e ardhshme lidhur me premtimin zgjedhor. Svetla Idnina organizata e cila e monitoron çështjen
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Është miratuar program i veçantë për trajtimin e deponive të paligjshme nga këshilli komunal në Koçanë, poashtu ka filluar hartimi dhe miratimi i plan-veprimit lokal për mjedisin jetësor në komunitetin rom. Këshilltar për mjedis jetësor Komuna e Koçanit
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Nuk ka nevojë të plotësohen parakushtet për shkak se bëhet fjalë për kompetencën e komunës Këshilltar për mjedis jetësor Komuna e Koçanit
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor N/A Nuk ka informata
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Komuna e Koçanit realizon aktivitete për pastrimin dhe seleksionimin e mbeturinave në më shumë lokacione në komunë https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0G7EgkGiWKFbFSLRwgTaKE6F4Vq8WNf2ckVavcZTQp7jatbsYY5gvKezUkQeniu4nl&id=100064852988519&mibextid=Nif5ozhttps://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid035s8Zv5X7HGvbHmf6MaYQSBVMmdHnhJgaj4RiPmhdahN4Vdh7wio6E1YFGbfZ6xxUl&id=100064852988519&mibextid=Nif5oz
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Mungojnë mjete financiare në buxhetin e komunës. Komuna, së bashku me organizatat e shoqërisë civile, përgatisin projekte përmes të cilave do të sigurohen fonde për aktivitete dhe rezultate konkrete dhe të qëndrueshme Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po Në NPK Ujësjellësin, si ndërmarrje e vetme, mungojnë burime serioze, këtu bën pjesë makineria, fuqia punëtore përmes së cilës duhet ballafaquar me problemet e mbeturinave komunale, me ato të ujërave të zeza, deponive të paligjshme, etj. Drejtori i NPK Ujësjellësi në Koçanë
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Duke qenë se është kompetencë e komunës, ky problem është vazhdimisht prioritar Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk është ndërprerë Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Projekti nuk përballet me stanjacion Sekretar i Komunës së Koçanit
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Po Të gjitha informatat lidhur me statutin e premtimit zgjedhor gjenden në ueb faqet e komunës së Koçanit dhe QZHK Svetla Idnina https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0G7EgkGiWKFbFSLRwgTaKE6F4Vq8WNf2ckVavcZTQp7jatbsYY5gvKezUkQeniu4nl&id=100064852988519&mibextid=Nif5ozhttps://m.facebook.com/story.php? https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02vSCzGMSsqzqcH8iZ47tQTkYjz1Ta62gHExUKdNTcsLhLKAgR4MhRfCWBt55gYuFnl&id=100066649884817&mibextid=Nif5oz https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0BpM5LPg8ZWotatT8GNSeoxLJgT9apNpom8AmGqrQTZojSGKEdiSTt9FuUi3gJ116l&id=100064852988519&mibextid=Nif5oz https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0ziszP3ssBAxuMsNVUpFX5EPfiiXedzCkdRioDzcHGdNN9PDWsqwBpZSGBxRuHFF8l&id=100064852988519&mibextid=Nif5oz
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Informata mbi statutin e projektit mund të merren përmes dorëzimit të një kërkese për qasje në informata të karakterit publik, mirëpo nuk ka informata nëse janë dorëzuar kërkesa konkretisht për këtë çështje. Sekretar i Komunës së Koçanit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Informata lidhur me statutin e premtimit zgjedhor ndahen me palët e interesuara dhe janë mbajtur disa takime informative mbi këtë temë me organizatën Svetla Idnina, me organizata të tjera rome si dhe me qytetarët Svetla Idnina, organizata e cila monitoron çështjen
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Komuna është e hapur dhe në disponim për shkëmbim të informacioneve lidhur me projektin me çdo çështje në juridiksionin e komunës. Ekipi projektues nga Svetla Idnina, i angazhuar në këtë projekt është në komunikim të përditshëm joformal me komunën. Sekretar i Komunës së Koçanit, Ekipi projektues nga Svetla Idnina
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Qytetarët janë të përfshirë me pjesëmarrje në grupin e krizës, i cili ka mbështetjen e kryetarit të komunës. Vendimet e grupit pranohen dhe bëjnë pjesë në programet e komunës. Sekretar i Komunës së Koçanit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Premtimi zgjedhor i cili monitorohet është kompetencë e komunës dhe NPK Ujësjellësit Sekretar i Komunës së Koçanit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Premtimi zgjedhor i cili monitorohet është kompetencë e komunës dhe NPK Ujësjellësit Sekretar i Komunës së Koçanit
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Nuk janë zhvilluar ngjarje publike mbi këtë temë gjatë muajit prill. Organizatat civile
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Komuna ende nuk ka softuer apo program për pjesëmarrje elektronike, në ueb faqen haset mundësia për të raportuar problem, por për momentin nuk është funksionale. Qytetarët poashtu mund të përdorin faqen e FB të QZHK Svetla Idnina për të raportuar problem. https://kocani.gov.mk/%d0%bf%d1%80%d0%b8%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%b8-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b1%d0%bb%d0%b5%d0%bc/ https://www.facebook.com/Kocani232
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna e Koçanit organizon ditë të hapura për takime me qytetarët çdo të martë, por nuk ka informacion nëse është diskutuar mbi këtë çështje Sekretar i Komunës së Koçanit
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Premtimi zgjedhor i cili monitorohet është kompetencë e Komunës dhe NPK Ujësjellësit, dhe për këtë nuk është paraqitur iniciativë qytetare. Sekretar i Komunës së Koçanit