Iniciativë për kushte më të mira për jetesë dhe përmirësimin e ambientit jetësor në komunitetin rom në Koçanë

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të vitit 2021 lidhur me „Përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom në komunën e Koçanit përmes përmirësimit të grumbullimit të mbeturinave dhe krijimit të sipërfaqeve të gjelbra rekreative për të rinjtë dhe të moshuarit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin për mendimin e qytetarëve; formimin e grupit të punës nga qytetarët, qëllimi i të cilëve do të jetë ndjekja e aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale lidhur me premtimin zgjedhor; marrëveshjen trepalëshe (organizatë qytetare, kryetar komune dhe ndërmarrje publike për higjienë komunale), duke përfshirë edhe planin e veprimit për implementim; aksionet guerile dhe konferenca për shtyp.

Temë e monitorimit lokal është mirëmbajtja e pastërtisë publike në komunitetin rom në komunën e Koçanit.

Zbatues
Qendër për zhvillimin e komunitetit SVETLLA IDNINA Koçanë
Vendndodhja
Kočani
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Me miratimin e programeve zhvillimore në fushën e kompetencave të këshillit komunal të komunës së Koçanit, konsiderohet se është marrë vendimi për realizimin e programit Inspektor për veprimtari komunale në komunën e Koçanit
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Po Momentalisht nuk zbatohet procesi i furnizimeve publike Sekretari i komunës së Koçanit
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në kuadër të projektit është formuar grupi i krizës, në suaza të të cilit, krahas anëtarëve të komunitetit marrin pjesë edhe përfaqësues relevant nga Komuna, Këshilli dhe NPK - Vodovod. Në muajin mars 2023 janë mbajtur më së paku 3 mbledhje. QZHK Svetla Idnina Koçanë Koordinatori i projektit
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Komuna nuk ka plan konkret që ka të bëjë me çështjen e monitoruar. Pritet që në vitin 2023, komuna të përkushtohet në përpunimin e një plani të veprimit për komunitetin rom. Referent i pavarur për marrëdhënie me bashkësitë etnike në Komunën e Koçanit
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Nuk ka nevojë të plotësohen parakushtet sepse është çështje e kompetencës burimore të komunës Këshilltar për mjedis jetësor Komuna e Koçanit
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Aktivitetet në terren për pastrimin e deponive janë të dukshme, lokacionet ku ka sheshe lojërash për fëmijë po rregullohen, bashkëpunimi me NPK-në është përmirësuar sa i përket ushtrimit të kompetencave. Referent i pavarur për marrëdhënie me bashkësitë etnike në Komunën e Koçanit
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Po, aktivitetet kanë filluar në terren, ekipet e komunës dhe ndërmarrjes komunale shpesh mund të shihen duke kryer aktivitete higjienike komunale në terren. Sekretar i Komunës së Koçanit
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Ka një mungesë serioze të mjeteve në buxhet. Komuna së bashku me organizatat qytetare janë duke përgatitur projekte përmes të cilave do të sigurohen mjete për aktivitete dhe rezultate konkrete dhe të qëndrueshme. Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Po NPK Vodovod, si kompani e vetme, ka mungesë serioze të burimeve, duke përfshirë makinerinë, por edhe fuqinë punëtore për t'u marrë me problemet me mbeturinat komunale, problemet me kanalizimet e dëmtuara, deponitë e jolegale etj. drejtor i NPK-së Vodovod, Koçanë
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Duke qenë se është kompetencë burimore e komunës, ky problem është vazhdimisht prioritar Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Arsyet e mundshme janë: mungesa e burimeve financiare, mungesa e potencialit njerëzor, mungesa e mekanizimit, shumë mbeturina vetëdije e ulët e qytetarëve në komunitet për menaxhimin e mbeturinave Inspektor për veprimtari komunale
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Informacionet rreth statutit të projektit ndodhen në faqen e internetit të QZHK-së Svetlla Idnina, e cila gjithashtu monitoron projektin https://www.facebook.com/Kocani232?mibextid=ZbWKwL
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Informacioni për statutin e projektit mund të merret përmes një kërkese për informacion me karakter publik, por nuk ka informacion vallë janë dorëzuar pikërisht për këtë çështje. Sekretar i Komunës së Koçanit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna ndan informacione rreth projektit në takime të shpeshta, takime të tilla shpesh zhvillohen edhe në komunitetin rom Sekretar i Komunës së Koçanit
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Komuna e Koçanit është komunë e hapur dhe informacionet mund të merren për çdo çështje që është në kompetencën e Komunës. Ekipi i projektit të Svetlla Idnina-s, i cili punon në këtë projekt, komunikon joformalisht çdo ditë me komunën Sekretar i Komunës së Koçanit Ekipi i projektit i Svetlla Idnina-s
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Qytetarët janë përfshirë duke marrë pjesë në grupin e krizës që mbështetet nga kryetari i komunës. Vendimet e grupit pranohen dhe janë pjesë e programeve të komunës. Sekretar i Komunës së Koçanit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Në muajin mars nuk ka asnjë iniciativë të re për çështjen e monitorimit. Referent i pavarur për marrëdhënie me bashkësitë etnike
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Komuna po punon për sensibilizimin e qytetarëve për këtë çështje, por ka ende shumë punë për të arritur nivelin e dëshiruar (në lidhje me higjienën në qytet) Referent i pavarur për marrëdhënie me bashkësitë etnike
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin mars nuk ka organizuar ngjarje publike lidhur me çështjen, komuna fokusohet më shumë në punën në terren, por QZK Svetlla Idnin organizoi një aksion gueril duke vizituar deponitë e papastra në Koçan dhe duke apeluar autoritetet që të marrin masa Sekretar i Komunës së Koçanit https://www.facebook.com/Kocani232/videos/250785164048901/
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Komuna ende nuk ka softuer apo program për pjesëmarrje elektronike, në faqen e internetit ekziston mundësia për të raportuar një problem, por ende nuk është promovuar mirë dhe e përdorur nga qytetarët. Sekretar i Komunës së Koçanit https://kocani.gov.mk/%d0%ba%d0%be%d0%bd%d1%82%d0%b0%d0%ba%d1%82/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna e Koçanit organizon ditë të hapura për qytetarët, por nuk ka informacione vallë kjo çështje është ngritur në muajin mars Sekretar i Komunës së Koçanit
      4.4 Iniciativat qytetare Po QZhK Svetlla Idnina ka paraqitur disa iniciativa lidhur me çështjen që po monitorohet Sekretar i Komunës së Koçanit