Iniciativë për kushte më të mira për jetesë dhe përmirësimin e ambientit jetësor në komunitetin rom në Koçanë

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të vitit 2021 lidhur me „Përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom në komunën e Koçanit përmes përmirësimit të grumbullimit të mbeturinave dhe krijimit të sipërfaqeve të gjelbra rekreative për të rinjtë dhe të moshuarit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin për mendimin e qytetarëve; formimin e grupit të punës nga qytetarët, qëllimi i të cilëve do të jetë ndjekja e aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale lidhur me premtimin zgjedhor; marrëveshjen trepalëshe (organizatë qytetare, kryetar komune dhe ndërmarrje publike për higjienë komunale), duke përfshirë edhe planin e veprimit për implementim; aksionet guerile dhe konferenca për shtyp.

Temë e monitorimit lokal është mirëmbajtja e pastërtisë publike në komunitetin rom në komunën e Koçanit.

Zbatues
Qendër për zhvillimin e komunitetit SVETLLA IDNINA Koçanë
Vendndodhja
Kočani
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Sekretar i Komunës së Koçanit Inspektor komunal në komunën e Koçanit
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Është e panevojshme, sepse pastrimi i deponive të egra dhe programi për pastërti publike zbatohet nga ndërmarrjet publike. ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk)
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk) Faqja në FB e organizatës kocani232 - faqja në facebook svetla idnina
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Për momentin nuk ka plan për realizimin e projektit, por në muajt në vijim do të iniciohet një plan veprimi për përmirësimin e mjedisit jetësor në Koçan. Sekretar i Komunës së Koçanit Departamenti i mjedisit jetësor
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Aktivitetet në terren për pastrimin e deponive janë të dukshme, por këto aktivitete nuk mjaftojnë, gjegjësisht nuk parandalojnë ndotjen e mëtejshme të mdjedisit. ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk) Faqja në FB e organizatës kocani232 - faqja në facebook svetla idnina
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Aktivitetet në terren për pastrimin e deponive janë të dukshme, por këto aktivitete nuk mjaftojnë, gjegjësisht nuk parandalojnë ndotjen e mëtejshme të mdjedisit. Dukshëm në ueb-faqen e komunës (kocani.gov.mk) Faqja në FB e organizatës kocani232 - faqja në facebook svetla idnina
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor N/A Rezultate më konkrete pritet të arrijnë në dhjetor dhe në fillim të vitit 2023 Sekretar i Komunës së Koçanit ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk)
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Komuna ka mungesë të fondeve për realizimin e programeve për vitin 2023 për shkak të krizës energjetike, për këtë arsye, disa nga prioritetet janë vonuar. Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Inspektor komunal në komunën e Koçanit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti dhe çështja e monitoruar është prioritet i lartë për komunës e Koçanit Sekretar i Komunës së Koçanit Sektori për zhvillim ekonomik lokal
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Sekretar i Komunës së Koçanit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A nuk ka stagnim ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk)
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Informata rreth statusit të projektit gjenden në faqen e FB-së të organizatës Svetla Idnina, e cila është e angazhuar për këtë çështje. ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk) Faqja në FB e organizatës kocani232 - faqja në facebook svetla idnina
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Zyrtar për marrëdhënie me publikun
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Në kuadër të projektit u formua një grup krize - Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 21 pjesëmarrës nga komuniteti, gjatë së cilës u njoftuan me projektin dhe aktivitetet. Organizata e cila është bartës i projektit, qytetarë nga komuniteti rom
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po raportet nga qytetarët informacion nga qytetarët OJQ "Svetla idnina" Koçani, shpesh bisedon me qytetarët dhe ndan informacione nga komuna për rrjedhjen e projektit.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Pjesëmarrja në manifestimet e organizuara nga komuna e Koçanit ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk)
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po OJQ-ja "Svetla idnina" ka dorëzuar disa iniciativa mbi çështjen e monitorimit të lëndës, për këtë arsye aktivitetet ad-hoc të përmendura organizohen në terren. Kryetari i organizatës Svetla Idnina
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Aksionet për pastrimin e deponive dhe mbeturinave nga rrugët organizohen nga organizatat civile dhe nga komuna, apo aksione për mbjelljen e drurëve, me qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave. Faqja në FB e organizatës (kocani232 - facebook page svetla idnina)
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Komuna shpesh organizon ngjarje publike si forume buxhetore, forume tematike, etj. por nuk ka informata rreth diskutimit të kësaj çështjeje ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk)
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna shpesh organizon ditë të hapura për qytetarët, ku marrin pjesë dhe qytetarë nga komuniteti rom dhe japin sugjerime mbi përmirësimin e mjedisit jetësor si dhe të kushteve në komunitet. ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk)
      4.4 Iniciativat qytetare Po Organizata Svetla Idnina ka dorëzuar disa iniciativa, që sugjeron se ky sistem praktikohet nga komuna. ueb-faqja e komunës (kocani.gov.mk)