Rruga më e mirë – një jetë më e lehtë për fshatin Gallatë

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës i cili premtoi riparimin e rrugës nga fshati Gallatë deri në Vrapçisht. Fshati Gallatë është fshat malor në komunën rurale të Vrapçishtit. Banorët e fshatit kanë kohë që po ballafaqohen me probleme infrastrukturore, sidomos me rrugën për në Vrapçisht nga ku mund të lidhen edhe me dy komuna mëqendrore – Gostivarin dhe Tetovën. Premtimi i dhënë ende nuk është realizuar dhe për këtë arsye 1300 banorë të fshatit kanë vështirësi të arrijnë në zonat urbane përreth. Me përmbushjen e këtij premtimi, këta banorë do të kishin një jetë më të lehtë dhe më cilësore, si dhe qasje më të lehtë në shërbime dhe në përfitimet. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: anketës me banorë të komunës së Vrapçishtit, intervistave me palët e interesuara me video të përgatitura nga to, shpërndarje të fletushkave informative.

Zbatues
Shoqata rinore e organizuar – Gostivar
Vendndodhja
Vrapčište
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet N/A Në kuadër të buxhetit për vitin 2023 në pjesën e investimeve kapitale është ndarë fond për rikonstruimin e rrugës të fshatit Gallatë. Sekretari i Komunës së Vrapçishtit në takim me organizatën për monitorim të çështjes zgjedhore ka theksuar se premtimi për rrugën e fshatit Gallatë do të realizohet në vitin 2023. https://komunavrapcisht.gov.mk/mk/budjet-za-2023-godina/
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Procedura e tenderimit ka përfunduar, janë përzgjedhur kompanitë e ndërtimit dhe një kompani për mbikëqyrje, përkatësisht kompanitë ndërtimore: DGTU LENDI GROUP DOOEL Shkup dhe DPGTU COOP INZHENERING DOO Kumanovë. Mbikëqyrëse DIVI MAQEDONIA DOO Gjatë muajit mars, organizata që monitoron çështjen, realizoi vizitë në fshatin Gallatë dhe është konstatuar që aktivitetet kanë filluar, me ç’rast është tërhequr asfalti i vjetër.
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Banorët potencojnë që nuk janë takuar me ndonjë përfaqësues të komunës, por në lidhje me këtë çështje me qëllim që të rritet inteziteti i punës kanë kërkuar nga bashkësia lokale e fshatit që të ngrenë këtë çështje në instanca lokale. Organizata që monitoron çështjen në terren u takuan me banorët e fshatit Gallatë të cilët kanë shprehur droje se mos ndoshta punimet në terren mund të ndalet.
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Komuna e Vrapçishtit thekson se tashmë pas miratimit të buxhetit për vitin 2023, plani për rikonstruimin e rrugës së fshatit Gallatë vijon në mënyrën më të mirë të mundshme Sekretar i komunës së Vrapçishtit.
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Kompanitë e përzgjedhura për ndërtim dhe mbikëqyrje kanë filluar punën. Sekretar i komunës së Vrapçishtit.
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Kompanitë e përzgjedhura për ndërtim dhe mbikëqyrje kanë filluar punën. Sekretar i komunës së Vrapçishtit.
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Aktivitetet fillestare të ndërtimit veç më vërehen në terren, asfalti i vjetër është tërhequr E dukshme në vend
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Në kuadër të buxhetit për vitin 2023, në pjesën për investime kapitale janë ndarë mjete për rikonstruksionin e rrugës në fshatin Gallatë. https://komunavrapcisht.gov.mk/mk/budjet-za-2023-godina/
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Të gjitha kushtet dhe predispozitat juridike janë plotësuar dhe ka vijuar puna në terren. Komuna e Vrapçishtit, departamenti i Urbanizmit dhe Prokurime Publike
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet N/A Projekti mbetet prioritet dhe po zbatohet Sekretar i komunës së Vrapçishtit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk është stopuar Sekretar i komunës së Vrapçishtit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka ngecje të aktiviteteve Sekretar i komunës së Vrapçishtit.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb faqen e komunës nuk shpërndahen informacione në lidhje me gjendjen aktuale të projektit Ueb faqja e komunës së Vrapçishtit https://komunavrapcishte.gov.mk/mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Organizatës që monitoron premtimin zgjedhor i është thënë që dokumentacioni i skanuar në lidhje me planin mund të merret duke aplikuar me Kërkesë për informacion me karakter publik. Organizata që monitoron premtimin
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Јо Nuk ka praktikë të shkëmbimit të informacionit në atë mënyrë, por nëse ka kërkesë, ajo do të respektohet Sekretar i komunës së Vrapçishtit.
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Јо Nuk ka praktikë të shkëmbimit joformal të informacionit Qytetarët
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk janë të përfshirë në vendimmarrje Sekretar i komunës së Vrapçishtit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk kanë dorëzuar iniciativë civile për këtë çështje Sekretar i komunës së Vrapçishtit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Sekretar i komunës së Vrapçishtit
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Asnjë eveniment publik nuk është mbajtur në lidhje me këtë temë Qytetarët
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Nuk ka mundësi për pjesëmarrje elektronike të qytetarëve Ueb-Faqja e komunës së Vrapçishtit https://komunavrapcishte.gov.mk/mk/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna nuk ka ditë të hapura Qytetarët
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Lidhur me këtë çështje nuk është raportuar për asnjë iniciativë qytetare Sekretar i komunës së Vrapçishtit