Përmirësimi i transparencës nëpërmjet debateve

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor lidhur me „Transparencën e shtuar dhe llogaridhënien e vetëqeverisjes lokale përmes inkurajimit të debatit publik dhe përfshirjes së të rinjve në marrjen e vendimeve“. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: fushatën onlajn për të bërë presion mbi autoritetet lokale; debatet publike; ngritjen e vetëdijes përmes videove që shpërndahen në mediat sociale dhe tradicionale (TV, radio) e ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është rithemelimi i këshillit rinor lokal në komunën e Gostivarit.

Zbatues
Shoqata Rinore e Organizuar-Gostivar
Vendndodhja
Gostivar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Që nga muaji Dhjetor i vitit 2022 kanë filluar punimet për themelimin e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit ku tashmë kanë kaluar disa filtra dhe kemi arritur në një shkallë të re të punimeve. Është mbajtur edhe seanca e kuvendit. https://gostivari.gov.mk/2022/12/thirrje-publike-per-kuvendin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Projekti nuk ka nevojë për prokurim publik https://gostivari.gov.mk/2023/01/thirrje-publike-per-keshillin-rinor-lokal/
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Më datën 20 Janar në hapësirat e Qendrës rinore QKR në ora 11:00, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit Lokal të të Rinjve. Nga radhët e Kuvendit Lokal të të Rinjve janë zgjedhur komisioni për punën dhe rregulloren. https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Nga Komuna e Gostivarit përgjatë takimit me administratoren për çështje rinore potencon që ka plan konkret dhe ka interes nga të gjitha palët për realizim dhe konkretizim të krijimit të Këshillit Rinor Lokal. Administrator i çështjeve rinore
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Në mbledhjen konstituive të kuvendit lokal të të rinjve, për komisionin u zgjodhën kryesuesi dhe dy anëtarë të tjerë, ndërsa mandati i anëtarëve të kuvendit lokal të të rinjve, duke përfshirë edhe kryesuesin, zgjat për dy vjet me të drejtë për t’u zgjedhur https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Që nga data 27 janar, është publikuar thirrja publike për anëtarësim në këshillin rinor lokal dhe janë përcaktuar kriteret. https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/ https://gostivari.gov.mk/2023/01/thirrje-publike-per-keshillin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2022/12/thirrje-publike-per-kuvendin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2022/11/thirrje-per-krijimin-e-keshillit-nismetar/
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Komisionet dhe kuvendi i këshillit rinor janë formuar https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Në bazë të buxhetit për vitin 2023 nga buxheti i përgjithshëm i Komunës së Gostivarit janë ndarë 0,1% të mjeteve diku 1,500,000 denarë. https://gostivari.gov.mk/2022/12/komuna-e-gostivarit-prezantoi-propozim-buxhetin-e-vitit-2023-para-qytetareve/
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë plotësuar dhe projekti është në fazën e zbatimit Administrator i çështjeve rinore
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Projekti mbetet prioritet dhe aktivitetet janë në fazën e realizimit Administrator i çështjeve rinore
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndaluar Administrator i çështjeve rinore
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka stagnim Administrator i çështjeve rinore
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Po Mund të gjenden informata në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit dhe poashtu në facebook faqen zyrtare të komunës https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/ https://gostivari.gov.mk/2023/01/thirrje-publike-per-keshillin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2022/12/thirrje-publike-per-kuvendin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2022/11/thirrje-per-krijimin-e-keshillit-nismetar/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Po, edhe pse deri tani premtimi është monitoruar, kishim dhe takime të drejtpërdrejta me palët e përfshira. Por, u potencua që për rishkimin e gjithë dokumentacionit, duhet të dorëzohet një kërkesë për qasje në informata të karakterit publik https://gostivari.gov.mk/qasje-e-lire-ne-informata-me-karakter-publik/
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Mobilizuesit morën pjesë në seancën konstituive të kuvendit lokal të të rinjve, ku u prezantuan edhe anëtarët e zgjedhur. https://gostivari.gov.mk/2023/01/mbahet-seanca-konstituive-e-kuvendit-lokal-te-te-rinjve/ https://gostivari.gov.mk/2023/01/thirrje-publike-per-keshillin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2022/12/thirrje-publike-per-kuvendin-rinor-lokal/ https://gostivari.gov.mk/2022/11/thirrje-per-krijimin-e-keshillit-nismetar/
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Pas takimit të parë zyrtar me udhëheqësit komunal, takimet ndërmjet mobilizuesit dhe përfaqësuesit e komunës, vazhduan të zhvillohen çdo muaj në mënyrë joformale. mobilizuesit
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Po, tashmë të gjithë të rinjtë nga mosha 15-29 vjeç të cilët janë banorë të Komunës së Gostivarit kanë të drejtë të kyçen në procesin e themelimit të këshillit rinor dhe të jenë antarë aktiv. https://gostivari.gov.mk/2023/01/thirrje-publike-per-keshillin-rinor-lokal/
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk kanë paraqitur iniciativë për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve lidhur me këtë çështje Administrator i çështjeve rinore
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Të gjithë të rinjtë nga mosha 15-29 vjeç të cilët janë banorë të Komunës së Gostivarit kanë të drejtë të kyçen në procesin e themelimit të këshillit rinor dhe të jenë antarë aktiv. https://gostivari.gov.mk/2022/12/komuna-e-gostivarit-prezantoi-propozim-buxhetin-e-vitit-2023-para-qytetareve/
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk janë zhvilluar ngjarje publike lidhur me këtë çështje Administrator i çështjeve rinore
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Nuk ekzistojnë mjete të krijuara posaçërisht për pjesëmarrje elektronike për këtë çështje, por ekziston mundësia për pjesëmarrje përmes kontakt-formularit në ueb-faqen e komunës, ku mund të parashtrohen pyetje brenda juridiksionit të komunës. https://gostivari.gov.mk/mk/%d0%ba%d0%be%d0%bd%d1%82%d0%b0%d0%ba%d1%82/
      4.3 Ditët e hapura të komunës N/A Nuk ka informata
      4.4 Iniciativat qytetare N/A Nuk ka informata