Përzgjedhja dhe riciklimi i mbeturinave për zvogëlimin e ndotjes në komunat Strumicë, Novo Sellë dhe Bosilevë.

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së zbatimit të premtimit zgjedhor të këshilltarëve të pavarur lokalë nga lista e kandidatëve „Mjaft më“ për komunat Strumicë, Novo Sellë dhe Bosilovë, përkatësisht „të zvogëlohet ndotja e ambientit jetësor me mbeturina“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtime të mendimit të qytetarëve për shkallën e përmbushjes së të premtuarës; debate publike me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ekspertë dhe qytetarë të prekur; organizime të aksioneve guerile dhe ngjashëm.

Tema e monitorimit lokal është seleksionimi dhe riciklimi i mbeturinave në komunën e Bosillovës.

Zbatues
Shoqatë për zhvillim ekologjik të qëndrueshëm Instituti i gjelbër - Shkup
Vendndodhja
Bosilovo, Novo Selo, Strumica
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Vendimi është marrë për fillimin e realizimit të projektit që më parë Këshilltar në komunën e Bosilovës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Po Tashmë janë blerë dhe vendosur 40 kontejnerë para subjekteve juridike Këshilltar në komunën e Bosilovës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Kontakt në nivel ekspertësh me udhëheqësit e departamenteve të komunës dhe NPK-në, me qëllim shkëmbimin e përfundimeve. Këshilltar në komunën e Bosilovës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Ka nevojë për një fushatë informative për qytetarët lidhur me përzgjedhjen. Për muajin mars janë planifikuar forume qytetare për përzgjedhjen dhe riciklimin e mbeturinave. Këshilltar në komunën e Bosilovës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Përzgjedhja është vendosur në programën, duhet të rishikohet plani i komunës. Këshilltar, inspektor i mjedisit jetësor, drejtor i NPK-së
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Punohet mbi organizimin e forumeve të planifikuara të ardhshme Këshilltar në komunën e Bosilovës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po 40 kontejnerë të vendosur para subjekteve juridike në fshatin e Bosilovës Këshilltar në komunën e Bosilovës
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Mungojnë vetura për pastrimin e plehrave si dhe mjete për mbylljen e deponive të paligjshme Këshilltar në komunën e Bosilovës, drejtor i NPK-së, inspektor komunal
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Këshilltar në komunën e Bosilovës, drejtor i NPK-së
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi mbetet prioritet Këshilltar në komunën e Bosilovës, drejtor i NPK-së
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk ka ndalim Këshilltar në komunën e Bosilovës, drejtor i NPK-së
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka stagnim
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо https://opstinabosilovo.gov.mk
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Të gjitha informacionet e kërkuara janë pranuar në kohë. Inspektor i mjedisit jetësor
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Ekziston një fushatë për përzgjedhjen e mbeturinave, fushatë e komunës e cila është në rrjedha aktuale dhe e përfshirë në programin e tyre në të cilin marrin pjesë dhe qytetarët, shkollat, ​​etj. Këshilltar në komunën e Bosilovës, drejtor i NPK-së
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Qytetarë
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarët nuk janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes Qytetarë
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Qytetarë
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët i përzgjedhin mbeturinat me vetiniciativën e tyre Qytetarë, Këshilltar në komunën e Bosilovës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Nuk janë mbajtur ngjarje publike lidhur me këtë çështje Qytetarë
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Në ueb faqen e komunës ka dy kontakt forma për komunikim, një për komunën dhe një tjetër për kryetarin e komunës - Pyetni kryetarin e komunës Ueb faqja e komunës së Bosilovës https://opstinabosilovo.gov.mk https://opstinabosilovo.gov.mk/prasajgogradonacalnikot/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Komuna e Bosilovës nuk organizon ditë të hapura të komunës Ueb faqja e komunës së Bosilovës https://opstinabosilovo.gov.mk
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk janë dorëzuar iniciativa civile lidhur me këtë çështje Këshilltar në komunën e Bosilovës, qytetarë