Më 22 maj 2023, shoqata Qendra kulturore rinore – Manastir, mbajti një manifestim publik në Komunën e Demir Hisarit, ku u prezantuan rezultatet e monitorimit të premtimit zgjedhor për modernizimin e ndriçimit rrugor dhe zëvendësimin me ndriçim të ri më ekonomik LED.

Para përfaqësuesve të Komunës së Demir Hisarit si dhe të banorëve lokal, u prezantua ecuria e realizimit të këtij premtimi zgjedhor, i cili u zbatua plotësisht gjatë periudhës së monitorimit.

Rezultatet e monitorimit konfirmojnë realizimin e plotë të projektit me vendosjen e 99 llambave të reja ekonomike LED, me zëvendësimin e plotë të ndriçimit ekzistues rrugor me ndriçim të ri LED, si dhe zëvendësimin shtesë të një pjese të ndriçimit rrugor të 7 vendbanime në komunë.

Më shumë informacion për çështjen e monitoruar mund të gjeni në: https://electoralsupportprogramme.mk/single-initiative-2022/?ID=4610

Galeri