Trajnimet e IFES-it fuqizojnë kapacitetet e partive politike

Parti Politike

Për aktivizëm, lidership, politika lokale, komunikim, analitikë, novacione etj., u edukuan mbi 260 pjesëmarrës të partive politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Aleancës së Shqiptarëve, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe LSDM-së në trajnimet e organizuara nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore, IFES.

Ata ndoqën trajnimet për të forcuar aftësitë e komunikimit të qytetarëve, si t’i njohin nevojat e qytetarëve dhe t’i adresojnë të njëjtat, si t’i kumtojnë politikat që i krijojnë në parti dhe në institucione me komunitetin dhe median, cili është roli i autoriteteve lokale dhe si t’i ndjekin nëpunësit lokalë politikat e vetëqeverisjes lokale.

Në periudhën qershor-dhjetor 2022, në bashkëpunim me Qendrat për hulumtime dhe analizë (QAH) të partive u mbajtën 10 trajnime për përfaqësuesit e partive politike të nivelit lokal, gra, të rinj dhe sektorë të tjerë të partive.

IFES-i vazhdon të bashkëpunojë dhe të forcojë kapacitetet e QAHP-së dhe përfaqësuesve të partive politike në vend.

Galeri