Town Hall Discussion


Përmasa e germave

Situata e pandemisë nuk ndikoi edhe aq shumë tek ne. Iu përshtatëm situatës dhe kushteve të reja të krijuara duke e ndryshuar mënyrën e organizimit të aktiviteteve duke i transferuar ata nga takime fizike në takime online.

Me kënaqësi e ndajmë me ju lajmin e realizimit  të Town Hall Discussion të organizuara nga mobilizatorët tanë të komunitetit.

Mobilizatorët e komunitetit janë të ndarë në tre grupe:

  • Ekonomia dhe papunësia / Shëndetësia
  • Të drejtat e njeriut dhe kategoritë e cënuara
  • Arsimi

Diskutimi i parë u mbajt më 23 qershor në platformën Zoom, me grupin e mobilizatorëve në sferën : Ekonomia dhe papunësia / Shëndetësia. Mobilizatorët e komunitetit përpara të pranishmive i prezentuan masat e ndjekura në lidhje me menaxhimin e krizës me Kovid -19 dhe udhëheqjen e qeverisë teknike në këtë kohë.

Përmes diskutimeve, prezentimeve dhe videove, ata e sqaruan procesin e mbledhjes së të dhënave dhe informatave mbi masat që kanë ndjekur. Jemi tejmase të kënaqur nga interesi dhe pyetjet e parashtruara nga ana e të pranishmive gjatë këtij takimi, që na bëri të kuptojmë se ja kemi arritur qëllimit të takimit.

Jeni të ftuar të na bashkangjiteni në dy Town Hall Discussion e ardhshme që do të mbahen më 26 dhe 29 qershor në Zoom platformën.

Për më shumë informata na ndiqni në faqen tonë të FB – Support to Electoral Reforms.

 

KUR

prej: 23-06-2020 18:00

deri: 23-06-2020 19:30

КU

Galeri

Ngjarje të tjera

Paneli i dedikuar reklamave politike dhe integritetit të zgjedhjeve

Mobilizuesit e komunitetit

03-04-2024

Punëtori për vëzhguesit e akredituar në zgjedhje

Mobilizuesit e komunitetit

30-03-2024

Diskutim në panel: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara kombëtare për vlerësimin e rrezikut zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Mobilizuesit e komunitetit

27-03-2024