Trajnimi për mobilizuesit e komunitetit


Përmasa e germave

PUNËTORIA E PARË PËR MOBILIZUESIT E KOMUNITETIT U MBAJT

Punëtoria e parë për mobilizuesit e komunitetit u mbajt në datat 14-16 shkurt në Krushevë. Në këtë punëtori, një grup prej 16 të rinjve nga 8 rajone të ndryshme zhvillimore në vend mësuan për strategjitë dhe praktikat më të mira në lidhje me mobilizimin e komunitetit si dhe si të monitorojnë premtimet zgjedhore të partive politike.

Për më tepër, Mobilizuesit e komunitetit përkufizuan nocionin ‘politikë publike’ duke përfshirë mapimin e aktorëve siç janë gjykata kushtetuese, organizatat e shoqërisë civile, pushtetin qëndror dhe lokal. Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan procesin përmes të cilit shqetësimet dhe çeshtjet e qytetarëve mund të bëhen interes i publikut dhe të marrin vëmendjen e aktorëve që janë përfshirë në krijimin e politikave publike. Mobilizuesit e komunitetit gjithashtu analizuan programet e disa partive politike si dhe programin e qeverisë të periudhës 2017-2020. Analizat e tyre u fokusuan në këto elemente: procesi i dizajnimit të programit, synimet/premtimet realiste në raport me ato jorealiste, dhe përfshirja e nevojave të të gjithë segmenteve të shoqërisë.

Në muajt e ardhshëm, Mobilizuesit e komunitetit do të:

  • Kalojnë në disa trajnime dhe punëtori për të përforcuar kapacitetet e tyre;
  • Monitorojnë shkallën në të cilën janë përmbushur premtimet e partive politike;
  • Incizojnë video të shkurtra në lidhje me procesin e monitorimit; dhe
  • Realizojnë iniciativa inovative qëllimi kryesor i të cilave është që të mobilizojnë komunitetin që të përfshihen në mënyrë aktive në jetën politike dhe të monitorojnë për së afërmi punën e zyrtarëve të zgjedhur

 

Nëse doni të dini më shumë për programin dhe rolin e Mobilizuesve të komunitetit, ju lutemi klikoni këtu.

KUR

prej: 14-02-2020 16:00

deri: 16-02-2020 14:00

КU

Крушево

Galeri

Ngjarje të tjera

Paneli i dedikuar reklamave politike dhe integritetit të zgjedhjeve

Mobilizuesit e komunitetit

03-04-2024

Punëtori për vëzhguesit e akredituar në zgjedhje

Mobilizuesit e komunitetit

30-03-2024

Diskutim në panel: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara kombëtare për vlerësimin e rrezikut zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Mobilizuesit e komunitetit

27-03-2024