Diskutim publik me Enes Limanin


Përmasa e germave

Në 8 shtator bashkë me Enes Limanin e hapëm ciklin e Town hall diskutimeve me pjesëmarrësit e Akademisë për politika publike.

Takimi u mbajt në Restorant Garden – Saraj me fillim në ora 17:00

Enes përveç se është pjesëmarrës në Akademinë për politika publike, gjithashtu është edhe anëtar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Përpara të pranishmive ai prezantoi procesin e shkrimit të dokumentit të shkurtër për politika dhe problemin të cilin ka zgjedhur ta përshkruaj me temën ”Avancimi i jetës dhe mundësive kulturore në komunën e Sarajit”.

Ideja kryesore e këtij dokumenti është lobimi për ndërtimin e një Qendër Kulture.

Pjesëmarrësit kishin njohuri dhe prejardhje nga fusha e kulturës si dhe kishin një  rol vendimtar në shoqatat dhe ansamblet kulturore. Bashkë me Enesin ata diskutuan mbi nevojat, sfidat dhe mundësitë që do t’iu ofronte një Qendër Kulture meqë ata veçse organizojnë festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Informata kthyese që Enesi morri do t’i ndihmojë atij në krijimin e dokumentit të shkurtër për politika, duke i konsideruar të gjitha anët e tregimit.

Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth punës së pjesëmarrësvet të Akademisë së politikave publike.

 

 

 

 

KUR

prej: 08-09-2020 17:00

deri: 08-09-2020 18:00

КU

Restorant Garden - Saraj

Galeri

Ngjarje të tjera

Paneli i dedikuar reklamave politike dhe integritetit të zgjedhjeve

Rinia e partive politike

03-04-2024

Punëtori për vëzhguesit e akredituar në zgjedhje

Rinia e partive politike

30-03-2024

Diskutim në panel: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara kombëtare për vlerësimin e rrezikut zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Rinia e partive politike

27-03-2024