Debat publik: Ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore në fokusin e kryetarëve të ri të komunave


Përmasa e germave

Organizuar nga “Të rinjtë munden”, Ju ftojmë në debatin publik me temë: Sa është në fokusin e
kryetarëve të rinj të komunave në qytetin e Shkupit dhe të qytetit të Shkupit, Ligji për pjesëmarrje
rinore dhe politika rinore?
Folës në këtë ngjarje do të jenë kryetarët e rinj të komunave në territorin e qytetit të Shkupit.
Urdhëroni të merrni përgjigje për pyetjet si: Ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore: Çfarë
është bërë deri më tani? Çfarë planifikojnë të bëjnë kryetarët e rinj për këtë çështje? A janë formuar
këshillat rinore lokale? Sa janë të përfshirë të rinjtë në procesin e vendimmarrjes? A ka bashkëpunim
mes të rinjve dhe pushtetit lokal?
Debati publik është pjesë e projektit "Mbështetje për reformat zgjedhore" të Agjencisë Zvicerane për
Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore
(IFES) në partneritet me Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë (KRNM).

Për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve në përputhje me masat për ballafaqim me kovid-
19, paraqitjet janë në linkun më poshtë:
https://forms.gle/RacfgPnzGdMK6cUM7

Për pjesëmarrësit që vijnë nga qytete të tjera, shpenzimet e tyre të udhëtimit do të mbulohen nëse i
mbajnë në mënyrë përkatëse dhe na dorëzojnë vërtetimin për transport.

Aktiviteti do të zhvillohet sipas masave aktuale të qeverisë në kushte pandemie me dorëzimin e
detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit ose vërtetim për infektim me kovid në 45 ditët e fundit.

Në vijim Agjenda e bashkangjitur për ngjarjen:

11:45 – 12:00
Regjistrimi i pjesëmarrësve
12:00 – 12:10
Hapja zyrtare e eventit;
Përfaqësuesi i Shoqatës qytetare Të rinjtë munden
12:10 – 13:10
Debat publik: Ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore – Çfarë është bërë deri më tani dhe
çfarë planifikojnë të bëjnë kryetarët e rinj të komunave në 4 vitet e ardhshme?

z. Timço Mucunski (Kryetar i Komunës së Aerodromit)
z. Boban Stefkovski (Kryetar i Komunës së Gazi Babës)
z. Orce Gjorgjievski (Kryetar i Komunës së Kisella Vodës)
z. Visar Ganiu (Kryetar i Komunës së Çairit)
13:10– 13:30
Diskutim i hapur ndërmjet publikut dhe folësve
Konkluzione përmbyllëse dhe mbyllja e diskutimit
13:30 –
Koktel dhe mundësi për të dhënë deklarata për media

KUR

prej: 15-12-2021

deri: 15-12-2021 13:30

КU

Ragusa360 - Rooftop

Galeri

Ngjarje të tjera

Paneli i dedikuar reklamave politike dhe integritetit të zgjedhjeve

Ngjarje publike

03-04-2024

Punëtori për vëzhguesit e akredituar në zgjedhje

Ngjarje publike

30-03-2024

Diskutim në panel: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara kombëtare për vlerësimin e rrezikut zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Ngjarje publike

27-03-2024