Tryezë të rrumbullakët me temë: Të rinjtë dhe përdorimi i të dhënave të tyre personale në internet


Përmasa e germave

Tryeza e rrumbullakët do të jetë një mundësi e mirë të dëgjohen këndvështrime të ndryshme mbi këtë temë dhe të informohemi mbi përpilimin e një dokumenti për politika publike, të përgatitur bashkërisht nga Qendrat hulumtuese dhe analitike të katër partive politike[1] (QHA-të), ekspertë për mbrojtjen e të dhënave dhe zhvillim të politikave publike, në kuadër të projektit Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut të Qeverisë së Zvicrës, zbatuar nga IFES.

Kjo ngjarje parashikohet të angazhojë aktorët përkatës për të diskutuar elementët kryesorë të draft dokumentit të politikave, të vërtetojë dhe/ose plotësojë gjetjet ekzistuese dhe të mbledhë pikëpamjet dhe përvojat përkatëse.

 

 

 

[1]Aleanca për Shqiptarët, BDI, LSDM dhe VMRO-DPMNE

KUR

prej: 18-05-2023 14:00

deri: 18-05-2023 16:00

КU

х. Солун

Ngjarje të tjera

Paneli i dedikuar reklamave politike dhe integritetit të zgjedhjeve

03-04-2024

Punëtori për vëzhguesit e akredituar në zgjedhje

30-03-2024

Diskutim në panel: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara kombëtare për vlerësimin e rrezikut zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

27-03-2024