PRO/KUNDËR listave të hapura!


Përmasa e germave

Më 09.02.2021 (e martë) në orën 19.00, në Grand Restorant, Gostivar, do të mbahet një panel diskutim / forum me temë PRO/KUNDËR listave të hapura!. Në këtë panel diskutim do të marrin pjesë tre panelistë të cilët do të kenë fjalimet e tyre  ku do të shprehin pikëpamjet e tyre mbi listat e haputa të këshilltarëve në prag të zgjedhjeve lokale në vendin tonë:

  • Ditmire Shehu – Zëvendëskryetare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
  • Nizajete Selimi – Avokat, mësuese e shkollës së mesme
  • Ana Risteska – Anëtare e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve – Gostivar

Pas fjalimeve të tyre, të rinjtë nga disa parti politike do të debatojnë nëse modeli zgjedhor duhet të ndryshohet, dmth nëse listat duhet të jenë të hapura apo jo, sa ndikim do të ketë ky ndryshim, për kë do të votojmë dhe a do të kontribuojë kjo në një përgjegjësi më të madhe të këshilltarëve gjatë mandatit të tyre.

Aktiviteti është pjesë e Iniciativës inovative të Havushe Leskovica nga BDI me titull “PRO/KUNDËR listave të hapura”. Iniciativa e Havushes synon të adresojë pikat e forta dhe të dobëta të këtij modeli zgjedhor. Përmes iniciativës, Havushe do të organizojë një seri ngjarjesh me ekspertë dhe votues, dhe në fund rezultatet e konsoliduara dhe analiza e debateve do të përdoren në parti për të përgatitur një strategji arsimore për zgjedhjet lokale.

KUR

prej: 09-02-2021 19:00

deri: 09-02-2021 20:30

КU

Grand Restaurant Gostivar

Galeri

Ngjarje të tjera

Paneli i dedikuar reklamave politike dhe integritetit të zgjedhjeve

Rinia e partive politike

03-04-2024

Punëtori për vëzhguesit e akredituar në zgjedhje

Rinia e partive politike

30-03-2024

Diskutim në panel: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesuara kombëtare për vlerësimin e rrezikut zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Rinia e partive politike

27-03-2024