Teknologji të reja në procesin zgjedhor

Analiza/Botime/Produkte

Për të ndihmuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor në avancimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor dhe duke iu përgjigur kornizës zgjedhore, IFES ka realizuar një analizë të tërësishme të vlerësimit të nevojave тeknologjike ekzistuese dhe ka analizuar mundësinë e prezantimit të mjeteve dhe teknologjive të reja.

Vlerësimi i nevojave është udhëhequr nga një ekip i ekspertëve lokal dhe ndërkombëtar. Këto ekspertë realizuan dy misione në terren brenda vendit dhe ofruan ekpertizë dhe njohuri për praktikat më të mira në nivel global.

Për më tepër, ekspertët lokalë dhe ndërkombëtarë ofruan udhëzime për identifikimin e zgjidhjeve më të përshtatshme softuerike të cilat projekti mund ti sigurojë për të rritur efektivitetin, transparencën dhe efikasitetin e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët/votuesit.

Një pjesë e këtyre përpjekjeve gjithashtu u përpoqën që të rrisin njohuritë dhe të kuptuarit e palëve të përfshira në zgjedhje në lidhje me prezantimin e teknologjive dhe praktikave të reja në vend.

Në këtë kuptim, projekti siguroi ekspertizë teknike në vlerësimin e kushteve ekzistuese dhe interesit në kuadër të administratës zgjedhore, partive politike, shoqërisë civile, dhe institucioneve tjera të përfshira për të zbatuar mjetet dhe teknologjitë e reja.

Gjetjet e vlerësimit kanë shërbuar si platformë për diskutimet e mëtejshme me komisionerët e KShZ-së dhe stafit të administratës zgjedhore në lidhje me mënyrat e mundshme për të ecur para, si dhe në identifikimin e sfidave dhe rreziqeve në prezantimin e teknologjisë të re, dmth gjurmët e gishtërinjve për identifikimin e votuesve në zgjedhje.

Gjetjet dhe zgjidhjet e propozuara nga vlerësimi janë diskutuar me përfaqësuesit e KShZ-së.

Galeri