Qendra sportive dhe rekreative - E dua Butelin (Prill)

Komuna e Butelit është një nga komunat më pak të zhvilluara në përbërje të Qytetit të Shkupit. Në periudhën e kaluar shumë pak investohej në ndërtimin e këndeve për lojëra, sipërfaqeve të gjelbra, shtigjeve për biçikleta, parqe dhe ngjashëm. Në programin zgjedhor të kryetarit të komunës së Butelit ishin parashikuar ndërtime të më shumë këndeve lojërash, shtigjeve dhe sipërfaqeve të gjelbra.

Një nga ata premtime është edhe ndërtimi i qendrës sportive rekreative E dua Butelin që duhet të ndërtohet në Butel 1, në Rr. Ho Shi Min.

Vendosëm ta monitorojmë këtë premtim sepse në këtë periudhë të ndotjes në Shkup mendojmë se janë shumë të nevojshme sipërfaqet jeshile.