Komuna me efikasitet energjetik

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor për zëvendësimin e ndriçimit të mëhershëm ekzistues rrugor me ndriçim LED – ekonomik, i cili duhet të kontribuojë në efikasitetin energjetik të komunës së Demir Hisarit. Kjo është e rëndësishme në veçanti në periudhën e krizës ekonomike dhe energjetike. Përfitimet nga realizimi i këtij premtimi do të jenë për mbarë popullatën lokale, por edhe për qytetarët të cilët çdo ditë e shfrytëzojnë rrugën rajonale Manastir-Kërçovë. Në këtë mënyrë do të mundësohej shikueshmëri dhe siguri shumë më e madhe në rrugët “Bitolska” e cila është rruga kryesore dhe “1 Maji” që është rruga më e gjatë dhe më e frekuentuar, sidomos për faktin se ndodhen dyqanet lokale dhe bizneset e vogla. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku përmes: një fushate në rrjetet sociale (infografikë); shpërndarja e fletushkave informative; ngjarje publike.