Dibër ON, pjesëmarrje qytetare elektronike

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore për „Rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve, si dhe rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së komunës dhe ndërmarrjeve komunale me përdorimin e teknologjisë dixhitale“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: krijimin dhe promovimin e aplikacionit telefonik i cili u mundëson banorëve të komunës dhe komuniteteve të prekura lokale të marrin pjesë; shkëmbimin e rezultateve me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet komunale dhe përpjekjen për një dixhitalizim të përmirësuar të shërbimeve komunale.

Temë e monitorimit lokal është përdorimi i teknologjisë dixhitale nga ana e komunës për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të saj.