Ballafaqimi me mbeturinat komunale dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët e Bogovinës

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor lidhur me projektin „Përmirësimi i grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e Bogovinës“. Kjo do të përfshijë edhe aktivitete të cilat do të kontribuojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient më të pastër jetësor. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: vizita terreni të lagjeve dhe lokaliteteve me ambient dukshëm të papastër; debate publike me faktorë të prekur dhe vendimmarrës; shpalljen e konstatimeve të monitorimin në rrjetet sociale (FB, Instagram etj); zbatimin e anketave për gjendjen e ambientit jetësor në komunë etj.

Temë e monitorimit lokal është mënyra e udhëheqjes dhe përzgjedhja e mbeturinave në Bogovinë.