Një shans për të rinjtë – Tani!

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor „Hapja e zonës mini-industriale në vendbanimin Podbregje“ që ka për synim ringjalljen e ekonomisë lokale në komunën e Jegunovcës dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin në terren; takimet me vetëqeverisjen lokale, lobimin, mobilizimin e të rinjve dhe të popullatës lokale përmes përkujtimit të këtij premtimi dhe shkëmbimit të rezultateve të monitorimit; debatet publike me palët e prekura.

Temat e monitorimit lokal janë aktivitetet për hapjen e zonës industriale në vendbanimin Podbregje.