Komunë sipas kërkesave të të rinjve

Me këtë iniciativë kryhet monitorimi i formimit të Këshillit rinor lokal në komunën e Strumicës si trup përfaqësues i të rinjve që është përgjegjës për krijimin dhe avancimin e politikave për të rinjtë, si dhe për pjesëmarrjen e forcuar të të rinjve në proceset e krijimit të politikave dhe marrjes së vendimeve në nivelin lokal. Ky premtim u pat dhënë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: pasqyrimin e aktorëve lokalë dhe përcaktimin e arsyeve pse nuk janë përmbushur premtimet zgjedhore; barometrin për pjesëmarrjen e të rinjve në komunën e Strumicës; fushatën për ngritjen e vetëdijes publike kah rinitarët; dokument i shkurtër për politika – rekomandime për ballafaqimin me problemin; tryezë të rrumbullakët me udhëheqësinë e komunës.

Temë e monitorimit lokal janë aktivitetet e komunës për themelimin e këshillit lokal rinor.