Përgjegjës përpara Përgjegjësive

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit parazgjedhor lidhur me revitalizimin e lokalitetit turistik Gollak. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: intervistën me kryetarin e komunës së Dellçevës; forumin qytetar; debatet me palët e prekura dhe vendimmarrësit; peticionin për revitalizimin e lokalitetit turistik Gollak; tryezën e rrumbullakët dhe ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është krijimi i studimit të fizibilitetit për zhvillimin e qendrës turistike Gollak dhe zgjidhjen e marrëdhënieve juridike pronësore të personave të cilët kanë blerë parcela ndërtimore në Gollak.