Të rinjtë kanë të drejtën e hapësirës së tyre për sport dhe rekreacion

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i çështjes kryesore lidhur me sallën sportive në komunën e Shuto Orizarës. Edhe pse është ndërtuar salla sportive, ajo nuk është hapur dhe vënë në funksionim. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: tryezën e rrumbullakët me faktorët e prekur dhe përfaqësuesit e komunës; fushatën lokale të prezantimit të rezultateve për aktivitetet e monitoruara dhe aktivitetet tjera duke i bërë presion vetëqeverisjes lokale dhe rritjen e mobilizimit të komunitetit të prekur.

Temë e monitorimit lokal janë aktivitetet e komunës për vënien në funksion të sallës së ndërtuar sportive.