Sa janë reale premtimet parazgjedhore?

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor lidhur me rregullimin e rrugës përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit, e cila është një nga vendet më të frekuentuara për qytetarët dhe turistët. Monitorimi, gjithashtu, do të kryhet edhe për shkallën e transparencës së vetëqeverisjes lokale, që është pjesë përbërëse e përgjegjësisë së marrë për kryerjen e funksionit publik. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: përpunimin e video materialeve; hulumtimin e mendimit publik; debatet dhe ngjarjet publike.

Temë e monitorimit lokal është rikonstruksioni i pjesës së dytë të rrugës “Turistiçka” në Strugë.