Ndërtimi i stacionit të zjarrfikësve në Gradec

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i partisë në pushtet në komunë, për ndërtimin e stacionit të zjarrfikësve në Gradec. Ky investim, i cili është në programin e fushatës parazgjedhore, është përfshirë edhe në programin komunal për vitin 2023. Fshati Gradec, i cili gjendet në komunën e Vrapçishtit, është një nga fshatrat më të mëdha të asaj komune dhe çdo vit përballet me një numër të madh të zjarreve. Intervenimi i shpejtë i njësive të zjarrfikësve është gjithmonë vendimtar, por vjen nga Gostivari, që nënkupton një rrugëtim më të gjatë. Objekti është planifikuar të ndërtohet në bashkëpunim ndërkomunal me komunën e Bogovinës, e cila gjithashtu do ti përdor kapacitetet e objektit. Ky objekt për shërbimin e zjarrfikësve është një nevojë e domosdoshme jo vetëm për fshatin Gradec, por edhe për të gjithë territorin e komunës, që është një mjedis rural, si dhe për komunat më të vogla rurale përreth. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: ndarjes së rezultateve të monitorimit në mediat sociale, forumit publik me popullatën lokale, shpërndarjes së fletushkave dhe posterave të printuara.