Hartë e gjelbër për komunitet të gjelbër

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së implementimit të Programit të komunës për mbrojtjen e ambientit jetësor, duke përfshirë edhe zhvillimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra, udhëheqjen me mbeturinat dhe ndërtimin e shtigjeve për biçikleta. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: disenjin e aplikacionit dixhital për përmbledhjen dhe shënimin e druve në Veles dhe lokaliteteve të reja për mbjelljen e druve; tre ngjarje publike me autoritetet lokale dhe kombëtare dhe palët e prekura, organizatat joqeveritare dhe qytetarët; disenjin e ueb faqes për promovimin e rezultateve të monitorimit; organizimin e konkursit për ndarjen e çmimeve për të rinjtë dhe ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal janë aktivitetet për mbrojtjen e ambientit jetësor të parapara me programin e komunës.