Angazhim qytetar për ardhmëri më të mirë!

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimit zgjedhor për zmadhimin e kapaciteteve vendosëse në kopshte. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: organizimin e forumeve të komunitetit për t’ua rikujtuar qytetarëve dhe autoriteteve lokale premtimin zgjedhor; nënshkrimin dhe parashtrimin e peticionit kryetarit dhe Këshillit të komunës së Prilepit; aksion kreativ/gueril që t’ua përkujtojë kryetarit të komunës dhe vetëqeverisjes lokale angazhimin e premtuar për zgjerimin/ndërtimin e tre objekteve të reja parashkollore (kopshteve).

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore.