Lufta kundër varfërisë menstruale –premtimi zgjedhor i parealizuar

Me këtë iniciativë do të monitorohet llogaridhënia dhe realizimi i premtimit zgjedhor i DOM-it për çrrënjosjen e varfërisë menstruale. Në programin parazgjedhor, në pjesën që i referohet të drejtave të grave si dhe “Strategjisë nacionale për barazi gjinore 2021-2026”, premtohet që do të angazhohen për çrrënjosjen e varfërisë menstruale. Një nga mjetet për të arritur këtë është që çdo vajzë e përfshirë në procesin e rregullt arsimor, çdo muaj, të fiton nga një paketë falas me produkte menstruale. Në ndërkohë, në vitin e kaluar, këshilltarja nga radhët e DOM-it pretendoi që në buxhetin e vitit të kaluar të përfshihet edhe një zë buxhetor për produkte menstruale falas për çdo nxënëse nga shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit. Por nga informacionet e deritanishme, asnjë nxënëse nuk ka marrë pako me produkte menstruale falas. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: postimeve në rrjetet sociale, aksioneve guerile, media show room.