Qytetarët së afërmi - garazh shumëkatësh në Ohër

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i përmbushjes së premtimit zgjedhor lidhur me ndërtimin e garazhit shumëkatësh në komunën e Ohrit dhe shkallës së pjesëmarrjes dhe të inkuadrimit të qytetarëve në procesin e planifikimit urbanistik. Kjo do të mundësojë që publiku t’i shohë më mirë zhvillimet aktuale, dinamikën dhe aktivitetet e mbetura të vetëqeverisjes lokale lidhur me këtë çështje. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: takime me përfaqësues relevantë të vetëqeverisjes lokale dhe kërkesë për t’u shkëmbyer studimi i fizibilitetit për ndërtimin e garazhit; informimi i publikut dhe prezantimi i konstatimeve të mediave lokale dhe ngjashëm.

Temë e monitorimit lokal është ndërtimi i garazhit shumëkatësh në Ohër.