Çairi Rinor Urban

Kjo 2I ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e kulturës urbane për të rinjtë në komunën e Çairit, në Shkup. Për shkak të elementeve të pamjaftueshme të kulturës urbane, një skejt park është përmendur si një nga zgjidhjet për komunën e Çairit. Për qëllimet e kësaj iniciative do të zbatohet një studim si dhe një Intervistë me: një patinator të ri në lidhje me përfitimet e të pasurit një skejt park; një përfaqësues i një komune që tashmë ka investuar në një skejt park (p.sh. Karposh, Qendër), në lidhje me kënaqësinë e qytetarëve, veçanërisht të rinjve me ekzistencën e një parku skate, si dhe një vlerësim të investimeve të kërkuara financiare dhe specifikimet teknike. Gjetjet dhe rekomandimet do të ndahen me publikun në format e vizualizimit dhe promovimit dhe do t’i paraqiten partisë për programin për zgjedhjet lokale.