Realizoni gjithçka. Mos rrini të përulur!

Qëllimi i kësaj 2I është informimi i bashkësisë lokale në lidhje me domosdoshmërinë e rindërtimit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave në Kumanovë dhe krijimin e një Qendre Trajnimi brenda.
Aktiviteti fillestar i kësaj 2I do të jetë prodhimi i videove dhe fotove të ndërtesës për të regjistruar gjendjen aktuale të ndërtesës. Me mbështetjen e shoqërisë dhe organizatave të ndryshme, nisma gjithashtu do të organizojë diskutim panel dhe takime me qytetarë për të prezantuar dhe diskutuar rreth temës.
Duke kryer veprime në rrugë, p.sh. bërje të shenjave dhe përhapja e tyre rreth qytetit duke treguar drejtimin e ndërtesës, nisma do të ndihmojë qytetarët të jenë të vetëdijshëm për vendndodhjen e Qendrës për Menaxhim me Krizën.