Pjesëmarrje më e madhe e grave të reja rurale në procesin e vendimmarrjes në Kocan

Kjo 2I ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për pjesëmarrjen e pamjaftueshme dhe përfaqësimin e grave të reja rurale në vendimmarrje në komunën e Koçanit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ngritjen e vetëdijes së grave të reja rurale për rritjen e aktivizmit dhe pjesëmarrjes politike. Për qëllimet e kësaj iniciative do të implementohet një metodë sasiore dhe cilësore e hulumtimit dhe fokusi do të vihet në promovimin e aktivizmit dhe propozimeve për të rritur përfshirjen e këtij grupi të synuar të prekshëm në vendimmarrje në komunë. Gjetjet dhe rekomandimet për përmirësim nga hulumtimi, në formën e infograkës dhe brif politikave do të përdoren për programin e zgjedhjeve lokale të partive politike.