Më të përfaqësuar përmes Komisionit për Marrëdhënie Ndëretnike

Kjo iniciativë do të adresojë pengesën sistemike për punë efektive të Komisionit të Këshillit Komunal për Marrëdhëniet Ndëretnike në komunën e Strugës. Përmes takimeve me palët e përfshira të interesit dhe ekspertët e qeverisë lokale dhe praktikuesit, iniciativa do të ndihmojë në identifikimin e asaj që duhet të ndryshohet në statutin e komunës për të nxitur punën e këtij Komisioni ekzistues. Gjetjet nga nisma do të përdoren për përgatitjen e programit zgjedhor të partive për zgjedhjet lokale në komunën e Strugës.