Listat e hapura elektorale si parakusht për zgjedhje transparente në vend.

Nisma kërkon të eksplorojë opinionin publik (përmes hulumtimeve) se si njerëzit i kuptojnë listat e hapura dhe cilat janë implikimet për votuesit, nëse aplikohen lista të hapura. Gjetjet, në një formë broshure, do të prezantohen dhe ndahen me publikun. Do të organizohet edhe një debat me palët e interesuara. Përfundimet nga debati dhe gjetjet e hulumtimit do t’i paraqiten partisë për t’u pasqyruar në programin e partisë në përgjithësi dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.