Hapja e Shkollës në Reçicë

Lënda e kësaj iniciative është ndërtimi i Shkollës Fillore në Reçicë, komuna e Tetovës. Ky aktivitet është një pjesë e programit qeveritar nën arsim edhe pse ishte pjesë e programit të mëparshëm të qeverisë (2016-2020). Disa aktivitete ndërtimore kanë filluar dy muaj para zgjedhjeve parlamentare nga korriku 2020 megjithatë deri më tani nuk ka hapa të ndërmarrë nga autoritetet përkatëse dhe të gjitha punimet janë ndalur. 2I do të angazhohet me palët lokale të interesit (përfshirë prindërit, mësuesit, shoqërinë civile, autoritetet arsimore, etj) dhe do të rrisë ndërgjegjësimin e tyre në lidhje me premtimin e dhënë. Kjo do të bëhet përmes një sërë veprimesh të tilla si: fushata e mediave sociale, veprimet guerile, video promovuese dhe diskutime interaktive dhe përfshirëse me palë të ndryshme të interesit.