Nga të rinjtë për të rinjtë në Ohër

Kjo 2I do të adresojë çështjen e vazhdueshme me mungesën e strategjisë rinore dhe përfshirjen e pamjaftueshme të të rinjve në krijimin e politikave publike në komunën e Ohrit. Në mënyrë që të specifikohen çështjet, problemet dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë në Ohër, do të zbatohet një metodë sasiore e hulumtimit në formën e një anketimi telefonik. Pas anketimit, intervistat gjysmë të strukturuara do të organizohen me aktorë të ndryshëm, të rinj dhe OSHC-të, përfaqësues nga komuna dhe do të organizohet punëtori për t’i siguruar të rinjve hapësirë për krijimin e Propozimit për strategjinë e të rinjve. Propozimi, i shoqëruar nga Raporti i politikave brif për politikat rinore do të shpallet publikisht dhe do t’i paraqitet partisë për ta përfshirë në program dhe fushatë për zgjedhjet lokale.