Infrastruktura e papërshtatshme rrugore në guroren Berovic-Patishka Reka në komunën e Sopistës

Kjo 2I do të përqendrohet në një çështje të vazhdueshme të infrastrukturës që banorët nga komuna e Sopishtës po përjetojnë në jetën e tyre të përditshme. Për ta adresuar këtë çështje jetike për banorët e dy fshatrave nga Sopishta, kjo iniciativë do të përfshijë: vlerësimin teknik, hulumtimin dhe analizën, hartëzimin e instrumenteve financiare dhe zgjidhjet që burojnë nga diskutimet në fokus grupe me banorët e dy fshatrave dhe intervistat individuale me përfaqësues nga komuna /agjencitë qeveritare në fjalë. Nisma pritet të japë një zgjidhje të gatshme dhe një përmbledhje të politikave me rekomandime të cilat do të ndahen me palët e interesit, por edhe partinë në mënyrë që të pasqyrohet në programin zgjedhor për zgjedhjet lokale.