Hapësira ime

2I synon të mobilizojë komunitetin lokal rreth premtimit vijues të qeverisë “… gjatë vitit 2020, Qendrat Kulturore Rinore do të hapen në katër komuna”. Kjo gjithashtu do të kontribuonte në realizimin e ndryshimeve të fundit ligjore nga 14 Janari 2020, kur Ligji për Rininë u miratua nga Parlamenti. Ligji parashikon një Qendër Kulturore Rinore në secilën komunë në shett në pesë (5) vitet e ardhshme. Iniciativa përmes fushatës në internet, veprimeve guerile dhe diskutimeve personale (ose on-line) do të mobilizojë komunitetet e prekura, do të informojë dhe debatojë për masën qeveritare dhe do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse për të përmbushur premtimet. .