TVSH-ja ime

Subjekti i kësaj iniciative është efektiviteti i aplikacionit “MOJ DDV” (TVSH-ja IME) me të cilin qytetarëve mund t’u kthehet 15% e tatimit mbi vlerën e shtuar të paguar. Iniciativa do të shqyrtojë deri në çfarë mase qytetarët janë të informuar për këtë aplikacion, nëse e përdorin atë dhe diskutojnë në lidhje me efektivitetin e tij, aspektet pozitive dhe më pak pozitive të rimbursimit të taksave dhe mënyrat e mundshme për përmirësim. Komuniteti do të angazhohet përmes ngjarjeve të ndryshme, takimeve me grupe të specifike, punëtorive dhe prezantimeve interaktive, dhe formave të tjera të informimit për komunitetin.