Rinia4Veles- Draft strategji për Qendrën Rinore

Kjo iniciativë përfshin përgatitjen e një strategjie për krijimin e një Qendre Rinore në Veles. Strategjia do të përgatitet në një proces pjesëmarrës duke siguruar përfshirjen e palëve të interesuara më të rëndësishme si dhe grupeve të margjinalizuara dhe të cenueshme. Duke përdorur qasjen e “të mësuarit duke bërë”, autoritetet lokale (përgjegjëse për krijimin e Qendrës Rinore) do të vizitojnë Qendrën Rinore ekzistuese në Kumanovë për t’u ekspozuar ndaj një praktike tepër funksionale. Duke marrë parasysh që Velesi miratoi Strategjinë për Qyteti të Zgjuar (e para ndonjëherë në vend), krijimi i një Qendre Rinore do të kontribuonte drejtpërdrejt në zbatimin e Strategjisë së Qytetit të Zgjuar dhe do të vinte nevojat e popullatës së re në thelb të përpjekjeve të zhvillimit të ndërmarra nga komuna e Velesit.