Policia komunale, arti dhe higjiena

Në programin e Qeverisë thuhet se Qeveria do të prezantojë policinë komunale nën kompetencat e qeverisë lokale e cila do të ketë kompetenca ligjore për të siguruar rendin në komunat tona dhe në qytetin e Shkupit. Kjo iniciativë do të informojë qytetarët për këtë premtim të Qeverisë dhe për rëndësinë e përmbushjes së tij. Kjo do të bëhet përmes organizimit të tryezave të rrumbullakëta me qytetarë, si dhe me institucionet përkatëse dhe aleatët e identifikuar më parë (Fakulteti i Sigurisë – Shkup). Nisma do të trajtojë gjithashtu një premtim tjetër të Qeverisë, d.m.th., rritjen e numrit të inspektorëve të mjedisit. Përveç diskutimeve, iniciativat gjithashtu përfshijnë organizimin e një shfaqje artistike/galeri me fotografi të deponive ilegale në zonën e Radovishit që do të vendosen para Qendrës Kulturore në Radovish, në mënyrë që më shumë qytetarë të njihen me problemin dhe premtimin e Qeverisë.