Kalaja - zemra e qytetit

Kjo iniciativë 2I është krijuar për të adresuar një problem të kahershëm me injorancën dhe neglizhencën e Kalasë në Tetovë, një nga pamjet më të mëdha kulturore dhe historike të qytetit. Me qëllimin për të kontribuar në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e saj, 2I do të përpiqet të identifikojë zgjidhje dhe instrumente financiare që mund të përdoren nga autoritetet komunale për ta shpëtuar këtë objekt të kulturës nga prishja dhe për ta kthyer atë në një qendër kulturore dhe rinore . Qëllimi i përmendur do të arrihet me zbatimin e shumëllojshmërisë së aktiviteteve dhe metodave të hulumtimit që japin propozime konkrete, përmbledhje politikash, dizajn 3D, vizualizim dhe video promovim duke kërkuar mbështetje nga publiku dhe përfshirjen e kësaj çështjeje të rëndësishme në programet e partive për zgjedhjet lokale.