Si të avancojmë jetën kulturore në Komunën e Sarajit

Nisma adreson mungesën e mundësive për manifestime kulturore dhe shqyrton mundësitë dhe perspektivat për krijimin e një hapësire të përbashkët për ngjarjet kulturore në komunën e Sarajit. 2I do të sigurojë një platformë gjithëpërfshirëse për palët e interesuara përkatëse për të diskutuar dhe kontribuar në përcaktimin e zgjidhjeve dhe përfitimeve të dëshiruara për komunitetin në këtë fushë. Me mbështetjen e një fasilitatori me përvojë, palët kryesorë të interesit do të punojnë së bashku për të hartuar një Plan Veprimi për të vendosur momentin kryesor të një udhërrëfyesi drejt krijimit të një Qendre Kulturore. Pasi të finalizohet, Plani i Veprimit do t’u paraqitet autoriteteve lokale, vendimmarrësve dhe publikut më të gjerë (në stacionet lokale televizive, mediat sociale) kështu që përgatit terrenin për një ofertë politike për zgjedhjet e ardhshme lokale 2021.