Shkupi i pastër

Nisma synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndotjen ekzistuese të mjedisit në qytetin e Shkupit të shkaktuar nga (stër)përdorimi i plastikës, menaxhimi aktual i mbeturinave dhe mekanizmat ekzistues në funksion. 2I parashikon përgatitjen dhe zbatimin e një video fushate në lidhje me problemin, shtrirjen dhe pasojat e saj, si dhe zgjidhjen e propozuar. Kjo 2I propozon rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me nevojën dhe përfitimet e rritjes së numrit të Automatëve për Riciklim (AR) (zgjidhje e premtuar nga qyteti i Shkupit) dhe promovimin e mëtejshëm të futjes së AR-ve në komunat e tjera. Këto veprime pritet të kontribuojnë në kushte më të mira jetese të qytetarëve në qytetin e Shkupit, por gjithashtu në mënyrë indirekte do t’i përgjigjen problemeve më të mëdha mjedisore siç janë ngrohja globale dhe ndryshimi i klimës.