Hulumtim mbi masat parandaluese për COVID - 19 dhe prezantimi i rezultateve para publikut

2I do të vlerësojë ndikimin e përpjekjeve të qeverisë në lidhje me masat parandaluese që synojnë të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Më konkretisht, aktivitetet e propozuara do të mbledhin opinionet publike dhe perceptimet mbi “mënyrën se si qytetarët merren me masat parandaluese të marra nga qeveria; si ishte / është menaxhuar situata me COVID; nëse masat u miratuan në kohë dhe nëse masat ishin të mjaftueshme ose kufizuese “. Gjetjet dhe rekomandimet nga sondazhi do të ndahen me publikun e gjerë duke përdorur forma të ndryshme ndërvepruese. Pritet që kjo 2I të ‘frymëzojë’ dhe të inkurajojë qytetarët të jenë më të zëshëm në lidhje me mendimet e tyre, të ndërmarrin veprime, të kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore.