U zgjodhën përfituesit e granteve që do të zbatojnë iniciativa inovative

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit, Mobilizuesit e komunitetit

Komisioni për përzgjedhjen e granteve i vlerësoi fletëparaqitjet e dorëzuara në Thirrjen për grande për iniciativa inovative dhe zgjodhi gjithsej 25 organizata qytetare të cilat do t’i zbatojnë projektet e tyre në gjashtë muajt e ardhshëm. Zbatimi i tyre mundësohet me projektin  Mbështetje të reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut të Qeverisë së Zvicrës që zbatohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), ndërsa grantet i administron Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (MCMS).

Thirrja ishte e hapur prej 5 deri më 30 shtator v. 2022, në të arritën 39 fletëparaqitje, ndërsa pëfitues janë:

  • Shoqata për përfshirje sociale evropiane ESI NELIS Shkup
  • Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm ekologjik ZELEN INSTITUT (INSTITUTI I GJELBËR) Shkup
  • Shoqata për mbrojtjen e kafshëve dhe ambientit jetësor BARAZIA, DINJITETI, EMPATHIA, NAZURALIZMI Shkup
  • Shoqata për kulturë , arsim, art, sport dhe veprimtari botuese, INTUITA Tetovë
  • Shoqata për kulturë, art, arsim, sport, media dhe veprimtari botuese ALBANIKA ET Tetovë
  • Shoqata për bashkëpunim ndërkombëtar rinor INTERAKTIV – Manastir
  • Shoqata për integrim multikulturor INKLUZIA Ohër
  • Shoqata për edukim ligjor dhe transparencë Stacioni P.E.T. Prilep
  • Shoqata për zhvillim rural Grupi Lokal i Veprimit LLAG SKARDUS f. Jegunovcë, Jegunovcë
  • Shoqata KËSHILLI RINOR Prilep
  • Shoqata e qytetarëve për mbështetje shëndetësore, sociale dhe arsimore INICIATIVË PËR ZHVILLIM DHE PËRFSHIRJE TË KOMUNITETVE Shkup
  • Shoqata e qytetarëve INTEGRIMI I ROMËVE – Gostivar
  • Shoqata e qytetarëve Qendra për edukim dhe zhvillim, Tearcë
  • Shoqata e qytetarëve Qendër për hulumtim dhe analizë NOVUS Strumicë
  • Shoqata e qytetarëve Qendër për iniciativa të qëndrueshme Shkup
  • Shoqata SHOQËRIA E ORGANIZUAR e TË RINJËVE Gostivar
  • Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit Dibër
  • Organizata joqeveritare KHAM Delçevë
  • Klubi i sporteve malore KAB STRUGË 2017
  • Shoqata rome për gra dhe të rinj жени Luludi Shkup
  • Fondacioni IMPAKT NET-liderë në misionin për paqe, liri dhe prosperitet Veles
  • Shoqata humanitare për ndihmë dhe mbështetje të personave me nevoja të veçanta BRAVURA KOOPERATIVA Delçevë
  • Shoqata humanitare MAJKA (NËNA) Kumanovë
  • Qendra për aktivizim rinor CMA-Krik Shkup
  • Qendra për zhvillimin e komunitetit SVETLLA IDNINA (E ARDHMJA E NDRITUR) Koçanë

Përfituesit e përzgjedhur të granteve janë nga të gjitha tetë rajonet, ndërsa do të veprojnë në nivelin lokal dhe në nivel të qytetit të Shkupit. Mbështetja e përgjithshme për këto iniciativa inovative arrin 7.500.000 MKD.

Iniciativat inovative të propozuara identifikuan problemin në komunitet për cilën do zgjidhje të premtuar ose, nga ana tjetër, zgjidhjen për cilin do realizim të premtuar (në programin zgjedhor) nga ana e pushtetit vendor dhe/ose që përfshihet në programin aktual të vetëqeverisjes lokale. Përfituesit e granteve do të mobilizojnë komunitetin që t’i përkujtojnë autoritetet lokale për premtimet e tyre të dhëna.

Galeri