Akademia për politika publike

Rinia e partive politike

Akademia për Politika Publike angazhon përfaqësues të degëve të të rinjve nga partitë politike në një proces të mësimit afatgjatë. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të krijojnë dhe të ndikojnë politikat publike, e cila mbështet një qasje të bazuar në dëshmi në hartimin e politikave publike, inkorporimin e vlerave themelore të shoqërive demokratike siç janë pjesëmarrja, qytetaria aktive, dhe gjithëpërfshirja. Akademia kombinon seancat teorike të krijimit të politikave me përvojën praktike të zhvillimit dhe zbatimit të përgjigjeve ndaj politikave.

Synimi:

Për të rritur kompetencat e përfaqësueve të degëve të të rinjve nga partitë politike për të krijuar dhe ndikuar në politikat publike.

Objektivat:

Të rriten njohuritë dhe aftësitë e përfqësuesve të degëve të të rinjve nga partitë politike në:

  • Identifikimin e problemeve të komunitetit në mënyrë pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse;
  • Dizajnimi i përgjigjeve ndaj politikave të bazuara në dëshmi dhe në vlera për problemet e komunitetit;
  • Prezantimi dhe komunikimi i politikave; hartimi i dokumenteve për politika;
  • Lobimi për zbatimin e politikave publike; dhe
  • Dizajnimi i planeve të veprimit për zbatimin e politikave publike

 

Rezultatet:

Pas Akademisë, përfaqësuesit e degës të të rinjve nga partitë politike do të dijnë të:

  • Identifikojnë problemet e komunitetit në mënyrë pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse;
  • Të dizajnojnë përgjigje ndaj politikave të bazuara në dëshmi dhe në vlera për problemet e komunitetit;
  • Të prezantojnë dhe komunikojnë politika; të hartojnë dokumente për poltika;
  • Të lobojnë për zbatimin e politikave publike; dhe
  • Të dizajnojnë plane të veprimit për zbatimin e politikave publike.

Galeri