Platforma për regjistrimin e kandidatëve

Analiza/Botime/Produkte

Një nga përgjegjësitë thelbësore të çdo organi të menaxhimit të zgjedhjeve është regjistrimi i kandidatëve për në zgjedhje. Kjo përfshin verifikimin e kandidatëve për të siguruar që ata janë në pajtim me të gjithë kërkesat ligjore, dhe vërtetimin e të dhënave në mënyrë që të gjitha informacionet të jenë regjistruar me saktësi dhe të jenë konsistente në të gjitha materialet, nga lista e publikimit deri te fletëvotimet, deri te raportet për rezultatet zgjedhore, deri te shpallja përfundimtare e rezultateve.

IFES, përmes projektit “Mbështetje e reformave zgjedhor”, të mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim/SDC, kanë krijuar dhe zbatuar një platformë në internet (online) për regjistrimin e kandidatëve. Kjo platformë kontribuon për të bërë procesin zgjedhor më efikas dhe efektiv përmes prezantimit të teknologjive të reja.

Këtë vit për herë të parë, partite politike, koalicionet dhe/ose grupet e qytetarëve kishin mundësi që të dërgojnë listat e kandidatëve përmes kësaj platforme. Kjo i mundësonte Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të përmbush amandamentin e Kodit Zgjedhor (Shkurt 2020), përkatësisht në kohën e duhur, me efikasitet më të madh ndaj kërkesave, dhe të pranojë dhe verifikojë informacionin e nevojshëm për secilin kandidat nga institucionet e ndryshme nacionale në vend.

Prezantimi i teknologjive të reja në procesin zgjedhor jo vetëm që përmirëson administrimin e zgjedhjeve, por gjithashtu përmirëson transparencën e tyre dhe i sjell qytetarët më afër procesit.

Platforma e regjistrimit të kandidatëve është në dispozicion në internet (online), si mjet i gatshëm dhe i lehtë për tu përdorur për analizën e listave të ndryshme përmes filtrave dhe kontrollimeve të ndryshme të kryqëzuara.

Platforma për regjistrimin e kandidatëve është në dispozicion në gjuhën maqedonishe dhe në gjuhën shqipe.

Për të vizituar platformën, ju lutemi vizitoni ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor: https://www.sec.mk/; ose lidhja direkte është: https://candidatelist.sec.mk/

Galeri