Aksesi dhe përfshirja në procesin zgjedhor Punëtoria BRIDGE

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Punëtori dhe trajnime

26 pjesëmarrës nga administrata zgjedhore, partitë politike, OJQ-të, institucionet dhe mediat morën pjesë në trajnim tre-ditor të quajtur BRIDGE, i cili është i çertifikuar ndërkombëtarisht për Hyrjen dhe Përfshirjen në procesin zgjedhor i mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Maqedoninë e Veriut.

Ky modul BRIDGE mbulon fushat në procesin zgjedhor ku aksesi është një sfidë, cilët individë janë të përfshirë dhe cilat zgjidhje mund të aplikohen për t’i kapërcyer ato. Trajnerë vendor dhe ndërkombëtarë e hapën dhe moderuan  diskutime të frytshme për tema të tilla si përfshirja sociale përmes përdorimit të teknologjive të reja. Pjesëmarrësit diskutuan çështje të tilla si: kushtet minimale dhe të pranueshme për pjesëmarrje në procesin zgjedhor, pengesat me të cilat përballen gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara në politikë dhe proceset e vendimmarrjes.

Kjo punëtori dhe të gjitha iniciativat e tjera synojnë të lehtësojnë aksesin e të gjithëve në procesin zgjedhor, kurse  palët e interesuara përkatëse të sigurojnë që zëri i të gjithëve atyre që nuk janë dëgjuar dhe janë të margjinalizuar të dëgjohet, duke promovuar pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në proces.

Punëtoria është pjesë e projektit “Mbështetja e Reformave Zgjedhore”.

 

Rreth BRIDGE-Ndërtimi i Burimeve në Demokraci, Qeverisje dhe Zgjedhje. Është një program i zhvillimit profesional, i përbërë nga module, me një fokus të veçantë në proceset zgjedhore. https://www.bridge-project.org/overview/

Galeri